
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim të tij në rrjetet sociale ditën e djeshme ka theksuar se duhet të kemi një depenalizim të shpifjes dhe fyerjes, duke i kaluar këto si vepra administrative.
“Standardet europiane për lirinë e shprehjes dhe raportet e OSBE-ODIHR kërkojnë që Shqipëria të depenalizojë veprat penale të fyerjes dhe shpifjes, duke i konsideruar vetëm shkelje civile. Kjo masë është e rëndësishme për garantimin e lirisë së shprehjes, veçanërisht për median dhe aktivistët e shoqërisë civile”, shkruan Gazment Bardhi.
Që Gazment Bardhi është idiot nga ana juridike, se si politikan ndoshta vlen më pak sesa idiotësia e tij ligjore, kjo nuk ka nevojë të përsëritet. Ndoshta ngaqë Fakultetin Juridik e mbaroi me mesatare 5 pa pak apo 5 e pak, i dalin të tilla broçkulla që edhe njëherë tregojnë nivelin alarmant të injorancës dhe mungesës së kulturës juridike, jo vetëm nga Gazment Bardhi, por dhe më gjerë në Grupin Parlamentar të PD-së.
Që ta mësojë Gazi dhe çdo politikan budalla në fushën e jurisprudencës, depenalizimi i shpifjes dhe fyerjes është bërë nga qeveria Berisha në vitin 2012.
Depenalizimi është një vepër e parashikuar në Kodin Penal, e cila nuk parashikon burg. Pra, është administrative, ashtu siç thotë Gazment Bardhi dhe është bërë që para 14 vitesh. Ajo që, ndoshta Gazi, që e ka kaluar Juridikun me mik, ka dashur të thotë është dekriminalizmi.
Dekriminalizim, që ta mësojë dhe Gazi, do të thotë që nuk është një vepër penale, e cila ekziston në Kodin Penal.
Dekriminalizimi nuk ka ndodhur as në qeverinë e Sali Berishës që ka ndodhur depenalizimi as në ndryshimet e miratuara dje nga Parlamenti, ku nuk është shfuqizuar neni në Kod, por thjesht janë shtuar disa paragrafë në nenin 120.


Ku ishim? Asgjëkundi. Çfarë bëmë? Asgjësendi. Kështu mund të përkthehet miratimi i ndryshimeve në Parlament ditë e djeshme.
Ndërsa Gazi thellon injorancën juridike të tij duke kërkuar depenalizimin që ka ndodhur që në vitin 2012.
Qeveria vazhdon mashtrimin e saj duke shtuar një nen në Kodin Penal dhe duke mos e dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen.
Gazment Bardhi është thjesht ose një idiot në fushën e jurisprudencës ose po bën lojën mashtruese të qeverisë Rama, siç shpesh është kapur./CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Bojkoti i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën T...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në mbledhjen e Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferenc...
Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet tri komisione parla...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndry...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e d...
Genti Gazheli ditën e sotme është liruar nga detyra e drej...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në ko...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Deputeti Saimir Korreshi, në diskutimin e sotëm në Komisio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në S...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zh...
Bordi i Paqes ka publikuar në llogarinë e vet në platformë...
Këtë të mërkurë, në mesditë, Këshilli i Imunitetit mblidhe...
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë maratonë prej...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ishte pjesë e diskutim...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka folur në Kuvend lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në A...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...