"Vepra penale të dukshme"/ Balla u përgjigjet deklaratave të Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kome...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në selinë e PD-së me përfaqësues të diasporës.
Siç bën me dije vetë kryedemokrati përmes një postimi në rrjetet sociale, gjatë takimit është bërë thirrje për protesta nga diaspora pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare.
“Sot, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e Partisë Demokratike, unë lashë një alarm kombëtar mbi situatën kritike në të cilën ndodhet vendi. E cilësova qeverisjen aktuale si një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike.
Gjatë fjalës sime, paraqita të dhëna tronditëse mbi gjendjen e popullsisë:
“Në rafshin e dëmit kombëtar, kjo qeveri është më e dëmshme se ajo tjetra, sepse ai regjim persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 mijë i çoi në kampe përqendrimi, 60 mijë i pushkatoi. Ndërsa ky regjim, në vetëm 10 vite, ka larguar nga Shqipëria 45% të shqiptarëve, dhe ne nuk po e kuptojmë se po vrapojmë drejt shuarjes. Nga viti 1990 deri më 2026 lindjet janë ulur me 74%. Vjetërsimi i popullatës ka ndodhur me ritme 300% më të mëdha se në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë më si vend shqiptarësh.”
Denoncova atë që e quaj “mburojë ligjore për vjedhjet”, një praktikë e paprecedentë ku Kryeministri përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin galopant. Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model dhe është i përgatitur ta kthejë në “pikën zero” procesin e integrimit të Shqipërisë.
Vura në dukje ndryshimin dramatik në numrin e të punësuarve në administratë, i cili ka shkuar në 240 mijë rrogëtarë nga 97 mijë që ishin më parë. Kjo është një përpjekje për të mbajtur peng 240 mijë familje përmes rrogës shtetërore, duke penguar fëmijët e tyre të ngrihen kundër regjimit.
U bëra thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, ta shohin këtë jo si një betejë partiake, por si një betejë për ekzistencën e Shqipërisë.
Protesta në diasporë: Mobilizim i plotë pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
Mbrojtja e votës: Çdo qytetar që beson te dënimi i vjedhjes dhe te rruga evropiane duhet të jetë në shesh.
Protesta paqësore: Mobilizim i përgjithshëm kundër regjimit Rama–Balluku për t’i kthyer vendit legjitimitetin.
Kjo betejë është plotësisht e fitueshme. Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë realitetin tonë sepse këtu po mbrohet korrupsioni. Duhet t’u tregojmë vendeve të lira se kush qeveris vërtet në Shqipëri”,-shkruan Berisha./CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kome...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar para pak mi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme të...
Opozita mbylli para pak minutash protestën kombëtare të ca...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e ...
Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Belind Këlliçi janë pë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se r...
Kryedemokrati Berisha me një prononcim për mediet nga seli...
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi teksa ka dh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se o...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur teks...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pasi kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotov drejt Kryeminist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...