Skandali tek Onkologjiku/ Berisha-Ramës: Ishte krim shtetëror kundër njerëzimit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e krye...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët është shprehur se pas ardhjes në pushtet të Donald Trump do të lobojë për heqjen e "non grata"-s.
Sipas Berishës, tani më janë hequr elementët e korrupsionit nga DASH-i.
Ai tha se deri më tani nuk ka bërë asnjë lobim, por me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, pa diskutim që do të bëjë përpjekjet e tij pranë administratës për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.
“E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment. Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit. Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja. Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor.
Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.
Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh. Është evident angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese. Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës.
Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur. Tani nuk kam asnjë lloj problemi, i kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.
Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera.
Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive...
...Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer te MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.
Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë.
Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane.
Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës”, është shprehur Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e krye...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me mjekët e spitalit ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se ka paraqitu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për primaret. Ai ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për hetimet që po kryhen...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Ilir Alimehmeti, ës...
Kryebashkiaku i Tiranës, për të cilin SPAK-u po kryen heti...
Ka nisur kështu protesta e 43-të e opozitës para Bashkisë ...
Baton Haxhiu ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje m...
Turneu informues mbi votën e emigrantëve i drejtuesit poli...
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e 43-të p...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ankua te pr...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso foli në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, në n...
Partia Demokratike do të jetë si çdo të premte para Bashki...
Në një dalje televizive, deputetja e Partisë Demokratike, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...