web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Baftjar Imeri, kandidat për Tepelenën/ Berisha: Inxhinieri përfaqëson mbarë emigracionin shqiptar

20 Prill 2023, 19:39, Politikë CNA
Baftjar Imeri, kandidat për Tepelenën/ Berisha: Inxhinieri
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha

Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka prezantuar inxhinierin Baftjar Imerin si kandidatin e opozitës për bashkinë e Tepelenës.

Gjatë takimit me qytetarët, Berisha tha se Imeri përfaqëson qytetarët e Tepelenës, por përfaqëson në një farë mënyrë mbarë emigracionin shqiptar.

Ai theksoi se projekti i inxhinierit do të jetë projekti i ndryshimit, i rikthimit të bashkisë te qytetarët, i vendosjes së qytetarit në epiqendër të të gjithë përpjekjeve, shërbimeve dhe menaxhimit me transparencë të të gjitha burimeve financiare.

Është një nder i veçantë që paraqes sot kandidat për kryetar bashkie, një nga bijtë më të shquar të Tepelenës, inxhinierin Baftjar Imeri, i cili përfaqëson këtu jo vetëm qytetarët e këtij rrethi, por përfaqëson në një farë mënyrë mbarë emigracionin shqiptar.

Ardhja e tij, kandidimi i tij përzgjedhja e Baftjarit me primare, është dëshmi e një respekti, dashurie, që ai ka ruajtur në dekada për qytetin e tij, por edhe qytetarët e Tepelenës për Baftjarin. Ju garantoj se projekti i tij do të jetë projekti i ndryshimit të madh të Tepelenës, do të jetë projekti i rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tepelenës, i vendosjes së qytetarit në epiqendër të të gjithë përpjekeve të tij, shërbimeve ndaj qytetarëve, menaxhimit me transparencë të të gjitha burimeve financiare të këtij bashkie. Transformimi i Tepelenës në një qendër të fuqishme zhvillimi, turistik, bujqësor, blegtoral dhe të gjithëanshëm.

Tepelena është rreth me potencial të madh, të gjithëanshëm, turistik, bujqësor, blegtoral, industrial. Por Tepelena është e plaçkitur, siç është e plaçkitur Shqipëria. Pasuritë e saj nuk shndërrohen në një mirësi për qytetarët e saj. Tepelena është e nëpërkëmbur si nga Tërmeti i qeverisë, ashtu edhe nga Rama i qeverisë.

Sot ne jemi kombi, për fatin më të keq, që largohemi më shumë se gjithë të tjerët nga vendi ynë. Largohemi sepse shpresa u është sosur shqiptarëve. Besimi tek Tepelena dhe Shqipëria  është pothuajse, zhdukur. Në këtë kontekst, miqtë e mi në 14 maj jemi në një mision historik, ne jemi në një mision kombëtar, ne jemi në një mision atdhetar.

Çdo qytetare e qytetar i këtij vendi, që beson se vendi duhet dashur, që beson se vendi duhet respektuar, që beson se ky vend me këto pasuri përrallore mund të begatojë ne brez pas brezi, nëse qeverisemi siç duhet, si njerëz të lirë”, theksoi ndër të tjera kreu i PD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga