"Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t'u përgjigjet dëmeve"/ Bozdo: Fshatrat e Beratit janë në mëshirë të fatit
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një d...

Presidenti i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, Fisnik Qosja, ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë kërkesën për financim më të lartë për pushtetin e vetëqeverisjes vendore gjatë vitit 2026.
Qosja deklaroi se edhe pse parashikohet një rritje e financimit kjo nuk u përgjigjet e nevojave të pushtetit të vetëqeverisjes vendore. Ai gjithashtu tha se 47 miliardë lekë përfshinin kryesisht politikat e pagave dhe detyrimet ligjore, por jo rritje të vërtetë të kapaciteteve për një qeverisje efektive.
"Pushteti lokal ekziston për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve aty ku preken shërbimet e tyre të përditshme. Të gjithë kryetarët e bashkive dhe administrata lokale janë pranë njerëzve dhe përgjegjësia jonë është shumë e madhe për shkak edhe të përgjegjësisë sonë më të lartë për të ofruar këto shërbime në mënyrë cilësore dhe të barabartë në të gjithë territorin. Prandaj bashkitë kanë nevojë për financim të qëndrueshëm dhe të lidhur realisht me kostot për detyrat që u janë deleguar. Edhe pse buxheti parashikon rritje nuk u përgjigjet e nevojave të pushtetit të vetëqeverisjes vendore.
Zonat rurale dhe malore me popullsi të shpërndara po përballen me kosto të rritura shërbimesh, ndërkohë që burimet financiare nuk po ecin me të njëjtin ritëm.
Transferta e pakushtëzuar prej 47 miliardë lekësh përfshin kryesisht politikat e pagave dhe detyrimet ligjore, por jo rritje të vërtetë të kapaciteteve për një qeverisje efektive. Formula aktuale e financimit nuk pasqyron kostot reale te funksioneve të decentralizuara.
Bashkitë mbajnë mbi supe infrastrukturë që kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme, shërbime dhe komunitete të shpërndara."
Kryebashkiaku i Kavajës parashtroi disa kërkesa ku kërkoi dyfishim të ofertës për arsimin dhe shërbimet sociale si dhe krijimin e një fondi të veçantë për bashkitë rurale.
Kërkesat tona janë të qarta dhe të bazuara në analiza reale:
"Së pari: Dyfishim i ofertës sektoriale për vitin 2026. Financimi aktual për arsimin parashkollor, shërbimet sociale, kulturën dhe aktivitete komunitare është shumë më i ulët sesa kostot. Dyfishimi është i domosdoshëm për të garantuar standarde të barabarta shërbimi.
Së dyti: Krijimi i një fondi të veçantë për bashkitë rurale dhe malore. Ky fond duhet të marrë parasysh sfidat e territoreve malore, densitetin e ulët të popullsisë dhe kostot e larta të infrastrukturës pasi pa këtë instrument pabarazitë territoriale do të thellohen.
Qosja deklaroi se Kavaja përballet me mungesë financimi, edhe pse 70% e territorit është kodrinor dhe ka kosto të larta.
"Bashkia Kavajë përballet me mungesë të theksuar fondesh veçanërisht në infrastrukturën rurale, financimet janë të pamjaftueshme, edhe pse ato janë të rëndësishme për ekonomië dhe lëvizshmërinë e komuniteteve dhe turizmin.
Bashkia Kavajë ka një territor prej 200 km katror dhe një popullsi prej 85 mijë banorësh, 70% e territorit është kodrinor me investime të pakta ndër vite.
Njësitë Helmës dhe Luz i Vogël janë problematike. Krahasuar me bashkitë e tjera grantet kanë qenë dukshëm më të ulëta.
Me buxhetin aktual është e pamundur të mbulohen nevojat bazike të fshatrave", deklaroi kryebashkiaku./CNA
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një d...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se po vijojn...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën në të cilën...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në ...
Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar ...
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave,...
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur sot edhe njëherë rë...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaroi sot se brenda ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur sot...
Ish-deputeti Lefter Maliqi kritikoi sot gjendjen e qytetit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në Eu...
Gazetari Andi Tela i ftuar në MCN TV foli për “Foltoren” e...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për prote...
Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...