GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
Përdorimi që enturazhi i majtë rilindas i ka bërë vdekjes tragjike të Gert Bogdanit ka arritur nivele që ne nuk i kishim parë më parë!
Jo vetëm fryrjes tejet joproporcionale që iu bë vdekjes së tij tragjike, por mbi të gjitha helmin që u hodh në mënyrë të djallëzuar mbi opozitën e vërtetë dhe Partinë Demokratike në veçanti.
E unë besoj ky është qëllimi e jo se atyre iu dogj xhani për familjarët dhe fëmijët e tij të cilëve gjej rastin t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Kemi parë lot krokodili që nga figura të larta të së majtës, emisione pa fund dhe dedikime nga gazetarë kryesisht të rilindjes ku veçoj mediat që njihen si kundërshtarët më të flaktë të Partisë Demokratike, si “Euronews”, “Report TV” apo “Tirana Post”.
U aludua dhe u portretizua si viktimë politike e Partisë Demokratike, sikur ishte mënjanuar dhe deri persekutuar.
'Ishte më i miri i PD-së', - tha Jonida Shehu, një nga patronazhistet më të spikatura të medias rilindase!
Grida Dumës gati i paska rënë të fikët në studion e “Top”-it!
Të ndjerin nuk e kam njohur personalisht e as nuk kam pasur ndonjëherë komunikim me të!
Sa kohë ka qenë aktiv në politikë e kam vlerësuar pozitivisht kontributin e tij. Ishte një portret qytetar duke lënë përshtypje shumë pozitive në publik gjë që nuk është e zakontë në politikën dhe skenën shqiptare.
Por, unë si shumë të tjerë si unë besoj se ai sa ishte gjallë mori maksimumin nga Partia Demokratike. U bë deputet në moshë fare të re dhe qëndroi në Kuvend për dy legjislatura duke dhënë kontribut të vlefshëm në kampin opozitar.
Për disa kohë ishte zëdhënës i Partisë Demokratike, kryetar i FRPD etj.
Po ashtu me një karrierë të spikatur edhe në arenën ndërkombëtare.
E them me bindje që ai mori nga PD gjithçka që shumë të tjerë nuk e kishin as mundësinë dhe as mbështetjen që pati ai.
Konkurroi në primaret për kandidat të Bashkisë së Tiranës dhe nuk fitoi duke dalë në vend të tretë.
Vota dhe vullneti i votuesve nxorën Këlliçin në vend të parë e pavarësisht rezervave që çdokush prej nesh mund të ketë vota është MBRETI e duhet respektuar.
Për dikë që nuk e ka njohur më parë të ndjerin duke parë se çfarë është shfaqur në 2-3 ditët e fundit në do të thoshte që ai ishte një nga figurat më të spikatura të së majtës!
Deri këtu ka arritur shfaqja.
Më duhet ta them dhe nuk dua të jem hipokrit që karrierën e tij në PD nuk e kanë ndihmuar dy faktorë;
1. Bashkëshortja e tij, një aktiviste e shoqërisë civile të financuar nga rrjeti SOROS dhe së fundmi pjesë e një formacioni politik të mbështetur fort nga e majta njihet si një nga kundërshtaret më agresive të opozitës dhe Partisë Demokratike reale në veçanti. Kjo sigurisht nuk ka ngjitur me elektoratin e Partisë Demokratike.
2. I ndjeri është përfolur për përfshirje në aferën e incereratorëve ku është shfaqur edhe në një foto në Zimbabve me Mirel Mërtirin dhe figura të tjera enigmatike.
Ai nuk e sqaroi këtë e asnjëherë nuk foli publikisht për këtë.
Media rilindase sorosiane gati-gati nuk na e paraqiti të ndjerin si viktimë të Sali Berishës.
U munduan të përçojnë mesazhin në popull se PD ka figura që mund ta udhëheqin, por ata nuk i lë Sali Berisha!
Unë prisja nga media që duke marrë shkas nga kjo vdekje tragjike e një njeriu publik të spikatur të trajtonte me profesionalizëm ndihmën e shpejtë pasi ngjarja ndodhi në një nga hotelet më të njohura të Tiranës;
A iu dha atij ndihma që mund t’i jepej?
A i ishte dhënë të ndjerit ndihma e parë?
A ishte personeli i hotelit i trajnuar për dhënien e ndihmës së parë?
A kishte hoteli defibrilator?
A janë nxjerrë mësimet e duhura për sa i takon dhënies së ndihmës së parë të paktën në vende publike si hoteli në fjalë?
A kemi bërë mjaftueshëm të ndërgjegjësojmë publikun si duhet vepruar në raste të tilla pasi kjo mund t'i ndodhë gjithkujt e kudo?/ CNA
Sali Berisha nuk e ka humbur sërish rastin për t’u konfirm...
Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallës...
Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plo...
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...