Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda në një njoftim të shpërndarë për media ka dhënë sqarime të mëtejshme për çështjen e audio-përgjimit Babale-Xhafaj, i cili disa ditë më parë nga Prokuroria u cilësua si montazh.
Në këtë njoftim Krimet e Rënda bëjnë me dije se shtetasi Fredi Alizoti i njohur prej 20 vitesh me Babalen, apo Albert Veliun është personi që është shtirur si shtetasi Agron Xhafaj.
Ai është kontaktuar nga Veliu në muajt Tetor apo Nëntor të 2017 dhe i është kërkuar realizimi i audio-përgjimit, ndërsa pagesën prej 200.000 euro e kishte siguruar deputeti demokrat Ervin Salianji.
?I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim ?Babalja?, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji?,- shkruhet në njoftim.
Një pjesë e deklaratës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të ?Kallzimit të rremë? të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të ?Kalimit të Paligjshëm të Kufirit? të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.
Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretisht:
1-Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit.
I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jeptë deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t?i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim ?Babalja?, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, ?Babalja? kishte premtuar që do t?i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.
Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t?i jepte një ditë tjetër.
I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative./ CNA.al
Pas spekullimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit për mater...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hedhur dritë mbi arsyet për...
Në Asamblenë e Këshillit të Europës, ditën e sotme u diskutu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një ...
Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit në Tiranë, Miron Çako, ka ...
Metodat e hetuesit të diktaturës, nga pengmarrja tek dhuna d...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në rrjetet ...
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka dhënë opinionin e ...
Këshilli i ministrave ka vendosur pezullimin e përkohshëm të...
Kryeministri Edi Rama në përzgjedhjen e grupit të deputetëve...
Gjyakata ka dhënë sot vendimet për të arrestuarit e masakrës...
Pas ultimatiumit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme n...
Kryeministri Rama në një prononcim për mediat, ditën e sotme...
Policia e Durrësit në bashkëpunim me repartin “Shqiponja” dh...
Është me të vërtet për tu përshëndetur dhe mbështetur nisma...
Nga Andi BushatiDëshmia para kamerës së fshehtë e Fredi Aliz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot të tjera akuz...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dokumentin për kazinotë ele...
Dhe ajo që duhet të dini para se të bleni një palë çizme kët...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...