web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi betimet para dasmës/ Ja si Benny Blanco shpëtoi momentin më të rëndësishëm me Selena Gomez

27 Shkurt 2026, 22:51, Lifestyle CNA

Humbi betimet para dasmës/ Ja si Benny Blanco shpëtoi momentin më

Një situatë që mund të kishte kthyer në makth ditën më të bukur të jetës së saj.

Selena Gomez humbi betimet e shkruara me dorë vetëm pak ditë para se të thoshte “Po” me Benny Blanco në dasmën e tyre private më 27 shtator 2025 në Santa Barbara.

Sipas rrëfimit të Blanco në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, këngëtarja kishte qarë për 4–5 ditë sepse nuk i gjente fletët ku kishte shkruar fjalët më të ndjera për partnerin e saj.

“Ajo po qante sepse nuk i gjente,” tregoi ai.

Por në momentin e fundit, producenti bëri “mrekullinë”, ai arriti t’i gjente betimet pak para ceremonisë.

“I mbylla sytë dhe ia dhashë. Nuk i lexova, betohem!” u shpreh ai me humor, duke shtuar se situata e bëri të dukej hero në sytë e nuses.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe torta e dasmës rrezikoi të prishej pasi aktori Martin Short e preu gabimisht para kohe. Fatmirësisht, gjithçka u rregullua në kohë. /CNA





Lajmet e fundit nga