web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto - Kylian Mbape shkëlqen në fushë/ E dashura e yllit të Francës “vjedh” vëmendjen nga finalja

18 Dhjetor 2022, 20:50, Lifestyle CNA
Foto - Kylian Mbape shkëlqen në fushë/ E dashura e yllit të
Modelja Rose Bertram

Modelja Rose Bertram, e përfolur në media për një lidhje dashurie me yllin e Francës, futbollistin Kylian Mbappe, ka marrë vëmendjen e mediave teksa sytë ishin nga finalja e madhe e Botërorit Argjentinë-Francë.

Bertram ka shkëlqyer në pasarelën e “Qatar Fashion United” në sfilatën e madhe të modës.

Ajo ka ecur dorë për dore me një vajzë të vogël, të veshura me këmisha futbolli kuq e bardhë, frymëzuar nga Botërori.

 “Çfarë nate e bukur duke ecur për Qatar Fashion United! Falenderim i madh për Carine Roitfeld, CR Runëay dhe Vladimir Roitfeld. Ishte sfilata më e madhe e modës ndonjëherë.

Një festë e modës, futbollit dhe kulturës me pesë kontinente të përfaqësuara në një pistë të vetme dhe performanca të mahnitshme gjatë Kupës së Botës”, ka shkruar modelja krahas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe i dashuri i përfolur, Kylian Mbappe shkëlqeu në fushë, ku vetëm gjatë finales së madhe shënoi tre gola./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga