LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ Fituesit të “Eurovizion 2024” i thyhet trofeu në mes të skenës

12 Maj 2024, 22:50, Lifestyle CNA

E papritur/ Fituesit të “Eurovizion 2024” i thyhet trofeu

Në një finale spektakolare të “Eurovizionit 2024” në mbrëmjen e të shtunës, Nemo, 24-vjeçari nga Zvicra, u shpall fituesi i konkursit me këngën e tij "The Code".

Ai shënoi 365 pikë nga juria dhe 226 nga publiku, për një total prej 591 pikësh. Nemo bëri histori si fituesi i parë jo-binar në konkurs.

Pas kurorëzimit nga fituesja e mëparshme, Loreen, ai u emocionua dhe u ngjit në skenë për performancën e tij të fundit.

Megjithëse ishte i emocionuar, momenti i gëzimit u ndërpre kur Nemo u rrëzua në skenë, duke shkaktuar kështu thyerjen e trofeut të tij në dy pjesë.

Më pas, ai u ngrit në këmbë, edhe pse gjysma e trofeut qëndroi në skenë dhe gjysma tjetër në dorën e tij./ CNA

E papritur/ Fituesit të “Eurovizion 2024” i thyhet trofeu

E papritur/ Fituesit të “Eurovizion 2024” i thyhet trofeu

E papritur/ Fituesit të “Eurovizion 2024” i thyhet trofeu

Lajmet e fundit nga