Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Kejvina Kthella, e cila ka qëndruar e distancuar që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.
Modelja i ka kërkuar falje këngëtarit Luiz Ejlli, me të cilin pati përplasje të forta brenda shtëpisë. Ajo shprehet se Luizi ishte personi i vetëm që e donte në atë shtëpi.
Gjithashtu, ajo ka shprehur pendesë për shuplakën që i dha këngëtarit, pasi deklaron se gjesti i saj ishte i gabuar dhe se nuk është rritur në një frymë të tillë.
Në fund të shkrimit, Kejvina i kërkon ndjesë edhe publikut dhe thekson se po pret që Luizi të dalë nga “Big Brother VIP” për të vijuar shoqërinë.
Statusi i plotë:
Kejvina e Big Brother VIP dhe Kejvina e jetës reale.
Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me autoironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm.
Nuk është e rëndësishme për mua fama, se sa njerëzorja, nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje, se sa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë. Jo që nga dalja ime nga BB VIP, por pas furtunës e stuhisë që mu desh të përballoj. Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të komentuar në Shqipëri isha entuziaste. Entuziaste dhe mirënjohëse për mundësinë që mu dha, që t’i tregoja njerëzve që do më ndiqnin nga shtëpia 24 orë në 24, Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me batutën gati, buzëqeshjen e madhe dhe fjalën e mirë për këdo. Kejvinën e shakave, atë të maskave të fytyrës po edhe atë të kuzhinës, të enëve e të punëve të përditshme. Ajo që doja të tregoja dhe e tregova deri diku në fillim, është njeriu solar që unë jam.
Por rrugëtimi në BB VIP nuk janë vetëm batutat, të qeshurat e lojërat. Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot se sa shfaqen e më shumë energji negative se sa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia’ shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’ te unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushen, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do të kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë.
Familja ime është një familje që dashurinë e ka shtyllën bazë të jetës, që fjalën e mirë, përqafimin dhe ndihmën e tjetrit e ka vlerë dhe jo detyrë. Por, Kejvina, ajo e jetës së përditshme, ka edhe nerva, reagon me zë të lartë kundër padrejtësive, e ngre zërin dhe nuk pranon të bëhet palë me asnjë gjë që ajo nuk e konsideron të drejtë. Kejvina e BB VIP, ra pre e një manipulimi të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar.

Jam për të treguar se si ndjehem dhe se di përshkallëzoi situata. Big Brother VIP nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dalë. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për t’u futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe të rritem.
Të kuptoj që jo çdo njeri që buzëqesh buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastërta dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet. Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit.
Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste ‘kryqëzata’ dhe do të vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që t’i kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati për drekën e famshme. Ndërkohë, ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut.
Shumë dashuri, Kejvina./ CNA.al
Këngëtarja Valbona Mema ka debatuar me Dea Mishel Hoxh...
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej banorëve më të ...
Ish-finalistja e "Big Brother VIP", edicioni i parë, E...
Juliana Nura, banore e "Big Brother Vip Kosova", pak k...
Aktori Amos Muji Zaharia ka reaguar pas videos që qark...
Për arsye të shkeljes së një prej rregullave kryesore ...
Tea Trifoni është banorja e radhës që është eliminuar ...
Produksioni i “Big Brother VIP”, ka vendosur që sonte të i...
Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekra...
Dita e Shën Valentinit po afron dhe Luizi duket se e k...
Fituesi i Big Brother Vip 1, Ilir Shaqiri ka zbulua...
Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë ç...
Këngëtari Luiz Ejlli ka hapur kartat e lojës me gazeta...
"Grupi" i Olta Gixharit brenda Big Brother Vip është tërës...
Mes dy banorëve të Big Brother Vip, Luiz Ejllit dhe Bl...
Brenda shtëpisë më të famshme është shkelur një nga rr...
Së fundmi revista Billboard ka shpallur 10 reperët më të m...
Këngëtari Luiz Ejlli ka folur sot pa dorashka dhe ka tregu...
Këngëtari Luiz Ejlli e ka nisur ditën e sotme duke tre...
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një nga çiftet m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...