web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori, në vështirësi financiare/ Genc Fuga: Mezi pres të dalë rroga

25 Shkurt 2023, 14:25, Lifestyle CNA

Aktori, në vështirësi financiare/ Genc Fuga: Mezi pres të

Aktori Genc Fuga ka folur për gazetaren Ester Bylyku rreth situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten Eni Jani.

Fuga tha se nuk e di se si i gjejnë forcat në fund të muajit, ku mezi presin daljen e rrogës së radhës. Ai shtoi se fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave, e ndërsa Eni duhet të fshehë pasigurinë e tij në sy të vajzave dhe familjes.

"Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”, tha aktori Genc Fuga.

Kujtojmë se aktori Genc Fuga dhe Eni Jani, janë njohur nëpërmjet serialit 'Njerëz dhe Fate'./CNA.al





Lajmet e fundit nga