Historia e birrës/ Si u zbulua pija alkoolike?
Historia e birrës është shumë e gjatë dhe e pasur, duke u ...

Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënjohura të Italisë. Rrezikshmëria e vullkanit aktiv dhe biodiversiteti unik janë elementë thelbësorë për jetën dhe kulturën e vendasve. Por, vullkani është edhe një rrezik vdekjeprurës për qindra mijëra banorët që jetojnë nën hijen e tij.
Vezuvi është i famshëm në mbarë botën për shpërthimin e vitit 79 që shkatërroi Pompein. Ngrirja e llavës ruajti ndër shekuj qytetin e vjetër dhe zbulimi i tij është një ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të periudhës romake.
Ndoshta më pak i njohur është shpërthimi i vitit 1944, pasojat e të cilit ende vihen re në shpatet e malit. 80 vjet më parë, pranë fundit të Luftës së Dytë Botërore, llava mbërriti deri në fshatrat në këmbët e Vezuvit, duke vrarë 26 persona dhe duke lënë pas atë që sot quhet Lugina e Ferrit.
Pas llavës, natyra dalëngadalë rimerr kontrollin e malit.
“Fillimisht është llavë, tokë e shkretë. Më pas shfaqet një bimësi tipike për Vezuvin, “stereocaulon vesuvianum”, e cila ngjitet pas gurëve dhe fillon t’i thërrmojë, duke krijuar kështu një shtresë që mund të shfrytëzohet nga lloje të tjera bimësh”, thotë Pino Gallo, anëtar i Klubit Alpin Italian për Vezuvin.
Në bashkëpunim me myshqet dhe kërpudhat këtu krijohet tokë pjellore ku mund të mbijnë bimë, farat e të cilave sillen nga zogjtë që jetojnë në parkun e Vezuvit.
Përgjatë terrenit të përshkuar nga llava fillojnë të mbijnë bimë tipike për malin Vezuv, si “lulet e shkretëtirës” të përshkruara nga poeti italian i shekullit të 19-të, Giacomo Leopardi.
Ato pasohen nga pemët e para, si lisat dhe pishat, që rriten me kalimin e kohës duke krijuar një pyll të vërtetë.
“Valët e llavës që kanë kaluar nëpër këtë zonë kanë krijuar këtë tokë dhe këtë ekosistem. Ndoshta do t’i rikthehemi sërish kësaj situate që ka qenë dikur, ndoshta në 20, 50 apo 100 vite. Do ketë një pyll, si ky, një ekosistem që do të arrijë balancën e tij”, thotë Luigi Gallo, specialist i bujqësisë.
Sot turistët dhe vendasit shijojnë natyrën e Vezuvit dhe pamjet e mahnitshme të Gjirit të Napolit, ndërsa ngjiten në lartësi mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.
Vizitorët mund të shohin formën e kraterit të krijuar nga shpërthimi i 80 viteve më parë. Vullkanologët e konsiderojnë Vezuvin një vullkan të fjetur, që do të thotë se vazhdojnë të regjistrojnë aktivitet sizmik. Si i tillë, ai duhet monitoruar vazhdimisht.
Vezuvi është ndoshta ndër vullkanët më të rrezikshëm në botë, duke patur parasysh dendësinë e popullsisë që jeton në qytezat në këmbët e malit, si dhe në Napoli, vetëm pak kilometra më larg.
“Janë përcaktuar plane evakuimi me faza të ndryshme. Faza e fundit i paraprin shpërthimit, pra kur mbetet pak kohë. Në këtë fazë përfundimtare, rreth 500 mijë persona do të duhet të evakuohen”, thotë Nicola Fedele, udhërrëfyes në malin Vezuv.
Megjithë rrezikun, njerëzit e lindur në këtë zonë e shikojnë Vezuvin si një pjesë integrale e panoramës dhe kulturës së tyre. Dashuria e vendasve për zonën dhe për qytetin e Napolit është më e madhe se frika nga shpërthimi.
“Nuk do ta imagjinoja dot Napolin dhe Gjirin pa siluetën e Vezuvit. Por duhet të jetojmë pranë tij me respekt dhe mbi të gjitha të kuptojmë se gjendemi pranë një vullkani që është ende aktiv. Pra më shumë se shqetësim apo frikë, ka respekt të thellë për vullkanin”, thotë zoti Fedele.
Specialisti Gallo thotë se shpërthimi i vullkanit duhet parë si një ngjarje normale dhe se ekosistemi i Vezuvit i është përshtatur kësaj.
Jeta dhe vdekja, krijimi dhe shkatërrimi – një kontrast që shpaloset tek pamja e shkretë e kraterit, si një paraqitje e ferrit të përshkruar nga artistët dhe poetët. E megjithatë, shpatet e Vezuvit fillojnë dhe bëhen të gjelbërta ndërsa ulen drejt detit dhe profili i tij në horizont duket sikur po e mbron qytetin, më shumë se e rrezikon atë./ VOA
Historia e birrës është shumë e gjatë dhe e pasur, duke u ...
Stilolapsi është një mjet shkrues që ka revolucionariz...
Prestigjiozja "The Indipendent" sugjeron destinacionet më ...
Llojet e ndryshme të avionëve për transport publik përfshi...
Pema e blirit, e njohur shkencërisht si Ficus carica, ësht...
Natyra i përket kujdo e sidomos kur bëhet fjalë për lulet ...
Në shtator 2023, një rrëshqitje gjigante dheu në Grenlandë...
Flokët janë struktura të brendshme që rriten nga folik...
Askush nuk e thotë me saktësi se kur nisi përgojimi i ...
Dronët, ose aeroplanët pa pilot (UAV - Unmanned Aerial Veh...
Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit d...
Vendet me paga më të ulëta si Italia dhe Spanja, çudit...
Koktejet u përhapën në Angli në fillim të shekullit të XIX...
Ishte imazhi që e bëri rrënojën e Titanikut të dallohej me...
Sokrati ishte një filozof i njohur grek, i cili jetoi ...
Më poshtë janë 24 dënime të padrejta dhe historike që kanë...
Ja një listë me 40 kuriozitete interesante rreth shqiponjë...
Akullnajat janë një nga formacionet më të njohura dhe të r...
Galileo Galilei (1564-1642) ishte një shkencëtar, mate...
50 kuriozitete interesante rreth Parisit, kryeqytetit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...