Traditat më të veçanta të Vitit të Ri që ndoshta nuk i keni dëgjuar!
Traditat më të veçanta të Vitit të Ri që ndoshta nuk i...

Viti i Ri ka tradita të ndryshme festimi që lidhen me besimet dhe kulturat e popujve.
Shoqërohet me rite për largimin e fatit të keq apo shpirtrave të këqij në ato shoqëri që kanë besime të tilla.
Përveç bestytnive në çdo vend të botës ka një gatim përfaqësues për natën e ndërrimit të viteve që lidhet me manifestimin e fatit të mirë dhe shtimit të pasurisë dhe mirëqenies në vitin që pritet.
Më poshtë po sjellim disa nga ushqimet dhe ritet sipas vendeve.
Spanja
Në Spanjë, është traditë e vjetër ngrënia e 12 kokrrave rrush nga një për çdo zile të kambanave të kishës që tregojnë se ka shkuar ora 00:00 në mesnatën e Vitit të Ri. Çdo kokërr rrushi përfaqëson të pasurit fat për 12 muajt e ardhshëm të vitit.
Danimarka
Banorët e Danimarkës mirëpresin ardhjen e Vitit të Ri duke thyer pjata dhe gota të vjetra te dyert e familjarëve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij.
Danimarka
Banorët e Danimarkës mirëpresin ardhjen e Vitit të Ri duke thyer pjata dhe gota të vjetra te dyert e familjarëve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij.
Ata gjithashtu qëndrojnë në karrige dhe hidhen prej tyre së bashku në mesnatë për të uruar një vit me sa më shumë fat.
Finlanda
Në Finlandë, njerëzit parashikojnë vitin e ardhshëm duke hedhur kallaj të shkrirë në një enë me ujë, dhe në bazë të formës që merr metali përcaktojnë se si do të shkojë viti i ardhshëm. Një zemër ose unazë do të thotë një martesë, ndërsa një anije parashikon udhëtime ndërsa derri tregon se ushqim do të ketë me bollëk.
Panamaja
Për të larguar shpirtrat e këqij për një fillim viti, është traditë të digjen figura (muñecos) të njerëzve të njohur si personazhe televizive dhe figura politike në Panama. Figurat përfaqësojnë vitin e vjetër që po ikën.
Skoci
“Këmba e mbarë” është një traditë e vjetër në Skoci. Personi i parë i cili kalon pragun e shtëpisë në natën e Vitit të Ri duhet të marrë një dhuratë për të pasur fat.
Filipinet
Do të gjeni fruta me formë të rrumbullakët në të gjitha tavolinat e shtruara në Filipine në natën e Vitit të Ri. Ato simbolizojnë prosperitet për vitin e ardhshëm.
Shumë familje vendosin një mori frutash në tavolinat e tyre të ngrënies dhe disa hanë saktësisht 12 fruta të rrumbullakëta (rrushi është më i zakonshmi) në mesnatë.
Brazili
Në Brazil, si dhe në vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe Jugore si Ekuador, Bolivia dhe Venezuela, mendohet se është me fat të veshësh të brendshme speciale në natën e Vitit të Ri. Ngjyrat të cilat vishen më shumë janë e kuqja, që mendohet se sjell dashuri në Vitin e Ri dhe e verdha, që mendohet se sjell para./ CNA
Traditat më të veçanta të Vitit të Ri që ndoshta nuk i...
Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si...
Sipas ekspertëve, kjo metoda ushtarake është zhvilluar...
Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezullue...
Studimet kanë treguar se leximi i përrallave jo vetëm ...
Periudha e festave të fundvitit është një nga më të bu...
Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festa...
Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, pak vende në botë k...
Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë,...
Solstici dimëror shënon fillimin e dimrit në Hemisferën Ve...
1. "Immaculate" Sydney Sweeney (gjithashtu producenti i f...
BINJAKËT Binjakët, si shenjë e ajrit, zgjedhin të eks...
Në këngën e njohur dhe shumëshekullore “12 Ditët e Krishtl...
Gjatë gjithë jetës së tij, Albert Einstein ishte një n...
Një tregtar në Gjermani ka arritur të prodhojë një nga...
1. Greqia ka mbi 6000 ishuj, por vetëm rreth 227 janë të b...
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të këtij vitit në Sh...
Edhe pse asnjë liqen nuk mund të thuhet vërtet se ësht...
Dhjetë linja ajrore fluturojnë me Airbus A380, avionin më ...
Dimri sjell jo vetëm errësirën, por edhe dritat, qetësinë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...