web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ajsbergu më i madh në botë nis fundosjen në një ishull të largët

4 Mars 2025, 20:42, Kuriozitete CNA

Ajsbergu më i madh në botë nis fundosjen në një ishull

Ajsbergu më i madh në botë, A23a, ka nisur të fundoset në ujërat e cekëta në ishullin britanik të Georgias jugore, ku jetojnë miliona pinguinë dhe foka. Me një sipërfaqe rreth dyfshin e sipërfaqes së Londrës, ajsbergu ka ngecur dhe mund të fillojë shpërbërjen në brigjet jugperëndimore të ishullit.

Peshkatarët janë të frikësuar se mund t’u duhet të përballen me copa të mëdha akulli, gjë e cila mund të ndikojë dhe te pinguinët. Megjithatë shkencëtarët në Antarktidë thonë se në brendësi të ajsbergut ndodhen sasi të mëdha ushqimi, dhe shjkrirja e tij mund të shkaktojë një “shpërthim jete në oqean”.

“Është si të hedhësh një bombë ushqyese në mes të një shkretëtirë të zbrazët”, thotë profesoresha Nadine Johnston nga British Antarctic Survey. Ekologjisti Mark Belchier tha se: “Nëse shkrihet ka të ngjarë të paraqesi një rrezik për anijet ndërsa lëvizin në rrymat lokale dhe mund të kufizojë aksesin e anijeve në zonat lokale të peshkimit".

Ky është ndryshimi më i fundit në historinë gati 40-vjeçare të ajsbvergut, që kur u shkëput nga blloku i akullit Filchner-Ronne në 1986. Në shkurt të këtij viti, ajsbergu filloi të lëvizte me shpejtësi, duke arritur rreth 20 milje në ditë.

"E ardhmja e të gjithë ajsbergëve është se ata do të vdesin. Është shumë befasuese të shohësh që A23a ka zgjatur kaq gjatë dhe ka humbur vetëm rreth një të katërtën e zonës së tij," tha Prof Huw Griffiths, duke folur për BBC News nga anija kërkimore polare Sir David Attenborough aktualisht në Antarktidë.

Të shtunën, kolosi i akullit 300 metra i gjatë goditi shelfin e cekët kontinental rreth 50 milje (80 km) nga toka dhe tani duket se është vendosur fort.

"Ai ndoshta do të qëndrojë pak a shumë aty ku është, derisa copat të shkëputen", thotë Prof Andreë Meijers nga British Antarctic Survey.

 

Baticat tani do ta ngrenë atë lart e poshtë dhe aty ku do të prekë shelfin kontinental, do të gërryet shkëmbi dhe akulli.

"Nëse akulli poshtë është i kalbur, i gërryer nga kripa, ai do të shkërmoqet dhe ndoshta do të zhvendoset diku më i cekët", thotë Prof Meijers.

Në vitin 2004, një ajsberg në një zonë tjetër të quajtur Deti Ross ndikoi në suksesin e shumimit të pinguinëve, duke çuar në një rritje të numrit të pinguinëve të ngordhur. Por ekspertët tani mendojnë se shumica e zogjve dhe kafshëve të Georgias Jugore do t'i shpëtojnë atij fati.

Ajsbergu shkrin ujin e ëmbël në ujë të kripur, duke reduktuar sasinë e ushqimit. Zogjtë mund të lëvizin në vende të tjera ushqimi, por kjo do t'i vinte ata në konkurrencë me krijesat e tjera./ CNA

 





Lajmet e fundit nga