Kontrabandë ilaçesh nga Greqia/ Vihet në pranga 47-vjeçari në Korçë
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Korç...

Policia ka zbardhur vjedhjen e ndodhur katër ditë më parë në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Lezhës. Bëhet me dije se janë identifikuar 6 shtetasit që hynë pas mesnate në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës.
Në pranga lidhur me ngjarjen është vënë një 22-vjeçar, ndërsa janë proceduar penalisht 5 të mitur.
Autorët kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë, ndërsa më pas me automjetin e 22-vjeçarit i kanë transportuar dhe i kanë fshehur në banesën e tij dhe në bodrumin e një pallati në ndërtim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 16 prej pajisjeve të vjedhura dhe automjeti i të arrestuarit.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”.
Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës.
5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga.
Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.
Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.
6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.
Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin u transportuan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /CNA
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Korç...
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në ...
Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në ...
Ndërron jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar në fshatin ...
Një shtetas 48-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pas...
Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë për s...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq...
Dy mjeke në urgjencën e spitalit të Elbasanit janë procedu...
Një person është arrestuar në Korçë për armëmbajtje pa lej...
Një 36-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi shpërndante...
Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në qytetin e Bera...
Historia e kriminalitetit të organizuar shqiptar nis nga n...
Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa id...
Policia e Dibrës me anë të një njoftimi ka thënë se të gji...
Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e kësaj të mart...
Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për ...
Autoritetet policore në Lezhë dhe Kurbin kanë ndarë sot nj...
Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftu...
Një 63-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me një mjet ...
Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë në rrugën e fsh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...