52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Gentjan Bejtjës, ngjarje e cila ndodhi në fshatin Larushkë më 15 mars.
Sipas uniformave blu, autorët janë afruar te banesa e Bejtjës me automjetin "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes së vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë. Pas kalimit te mbikalimi i Fushë-Krujës, ata janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Më pas autorët janë larguar me një automjet tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Mjeti tip "Golf" me targë AB960GG është në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin, dhe banues në Tiranë.
Ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi I. B., alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin, dhe banues në Tiranë. Policia ka mundur të arrestojë personin me 3 identitete si njërin nga autorët e vrasjes.
Ndërkohë, u ndalua shtetasi E. H., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Njoftimi:
Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja.
Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip "Golf" me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi I. B., alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë.
Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit I. B., alias I. B., alias I. M.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.
Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.
Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.
U ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjsisë ligjore edhe të autorëve të tjerë. Për ecurinë e hetimit do të informojmë median dhe publikun në vazhdimësi./CNA
Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumen...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin. Një fëmijë 2-...
Gazetarja Anila Hoxha ka folur për vrasjen e ish-policit G...
Gjykata e Elbasanit është duke mbajtur këtë të hënë seancë...
Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të hënë 33-vjeçarin m...
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, autom...
Policia ka dhënë detaje të tjera nga aksidenti në aksin Te...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku janë përpl...
Policia në Shkodër ka bllokuar automjetin tip Audi të ...
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me atë të Tiranës, ...
Një person ka rënë në prangat e policisë pasi po ndërtonte...
Gjykata e Sarandës caktoi sot masat e sigurisë për 8 zyrta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...