Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e punës për muajin janar. Nga të dhënat e policisë rezulton se gjatë këtij muaji janë arrestuar 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Ndërkohë janë zbardhur 83 ngjarje kriminale dhe janë ekuestruar 18 armë zjarri në të gjithë vendin.
Sipas policisë kanë rënë në pranga 563 prodhues dhe shpërndarës si dhe u sekuestruan rreth 800 kilogramë drogë.
Njoftimi i plotë:
Megaoperacione me impakt të lartë publik kanë shënjuar punën e Policisë në 12 qarqet e vendit, në këtë fillim intensiv të vitit.
Kjo punë është bazuar në elemente si: ?analizimi në dinamikë i fenomeneve kriminale më shqetësuese për komunitetin, ?bashkëpunimi me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, ?kontakti 24/7 me terrenin dhe ?puna e inteligjencës policore.
Rezultatet gjatë këtij muaji shënojnë 98 operacione të finalizuara.
?Gjatë këtij muaji megaoperacioni “Tempulli”, me fokus pastrimin e shkollave, lokaleve dhe rrugicave, nga drogat, përmbylli fazën e parë, me vënien në pranga të 563 prodhuesve/shpërndarësve të narkotikëve, si dhe me sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.
?Në janar u iniciua megaoperacioni “Tempulli 2”, i cili deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.
?Më tej, megaoperacioni “Sundimi i ligjit” shtriu efektet e tij në çdo skaj të territorit, rriti parametrat e sigurisë në komunitet, si dhe forcat parandaluese dhe goditëse të Policisë. Konkretisht, në kuadër të këtij megaoperacioni:
-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;
-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “New Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.
-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;
-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ?79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ?vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ?2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;
-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;
-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;
-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
?Përveç dimensionit ligjor të punës së Policisë së Shtetit, prezent gjatë janarit ka qenë dhe dimensioni human i saj. Në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.
?Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
?Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
?Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
?Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.
Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur:
?55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
?6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
?8 raste të kontrabandimit të mallrave;
?5 raste të braktisjes së të miturve.
Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të sigurtë dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.
Ftojmë që të denonconi në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie./CNA
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar pasditen e sotme n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 18-v...
Një pikë këmbimi valutor pranë “Urës së Institutit” është ...
Shtetasja T.L, 69 vjeçe, është gjetur e pajetë në rrugë rr...
Policia ka arrestuar në Malësi të Madhe një 31-vjeçar ...
Mëngjesin e sotëm, mediat greke kanë raportuar një plagosj...
Një shtetas shqiptar është gjetur i plagosur me armë zjarr...
Për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku u gjetën të pajeta n...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Kor...
5 punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dh...
Arrestohet 20-vjeçari turk me iniciale B. B. në Portin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes dy personave në Lezhë....
Policia e Vlorës ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale ...
Një 52-vjeçar shqiptar akuzohet në Greqi për akte seks...
Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë E. K., 24 vje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar me inicia...
Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 550 mije e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...