Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona përgjegjës te 2 "call center"-at ku punonin 29 shtetas, 10 prej tyre të paregjistruar.
Nga hetimet rezultoi se "call center"-at ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare të ligjshme. Ndërkohë të punësuarit mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive.
Dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.
Njoftimi i Policisë:
Nga kontrollet e shërbimeve të Policisë, të kryera 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor, zbulohen 2 call centera të tjerë në kryeqytet, ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës, shtetas në kontinente të ndryshme, që të investonin në tregje fiktive.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, operacioni policor i koduar “De facto”.
Arrestohen 4 shtetas, përgjegjës te 2 call centerat ku punonin 29 shtetas, 10 prej tyre të paregjistruar.
Vijon puna për kapjen e administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera.
Sekuestrohen 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh (të kompanive të huaja) dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të mbeshtetura te informacionet e inteligjencës policore që janë siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerave, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “De facto”.
Gjatë operacionit: u zbuluan 2 subjekte të tjera ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u vunë në pranga shtetasit B. B., 31 vjeç, J. J., 31 vjeç, K. D., 30 vjeç dhe A. Ll., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call centerat, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O..
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, në kryeqytet, të cilat ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.
Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A. dhe A. O., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për administratorët e subjekteve ekonomike që të mos kthejnë bizneset e tyre në call centera ku mashtrohen shtetas shqiptarë apo të huaj, pasi kontrollet, bashkëpunimi me qytetarët dhe puna e inteligjencës policore, vijojnë me intensitet, dhe çdo rast i kësaj veprimtarie kriminale do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit./CNA
View this post on Instagram
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU-s...
Një shqiptar, në zonën e Vetralla në Itali, ka kërcënu...
Që prej orës 10:00 në Gjykatën e Elbasanit ka nisur se...
Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologji...
Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij me...
Një fabrikë vaji në Vaqarr është përfshirë nga flakët. Si...
Sot, në Belgjikë është mbajtur një nga gjyqet më të mëdha,...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurid...
Policia në Kurbin ka parandaluar një ngjarje kriminale. M...
Policia ka identifikuar autorin e të shtënave me armë që u...
Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin me iniciale...
Policia ka nxjerrë detaje nga aksidenti në Rrugën e Ar...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kës...
Këtë të hënë ishte planifikuar të mbahej seanca për masat ...
Policia e Shkodrës ka nxjerrë detaje nga të shtënat me arm...
Detajet e para kanë dalë nga të shtënat me armë në Shkodër...
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin...
Një aksident është regjistruar rreth orës 06:10 të mën...
Një person ka rënë në lumin Buna këtë të diel rreth or...
Një 36-vjeçare është arrestuar në flagrance nga specia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...