Situata nga zjarret, Peleshi: 7 vatra zjarri të shuara dhe 2 aktive
Nga të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e...

Dhjetëra forca policie, të mbështetura me helikoterë dhe dronë, i drejtohen thuajse çdo ditë zonës malore në veri të Shqipërisë, ku fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike është më i përhapur.
Operacionet e koduara policore “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” zhvillohen prej disa muajsh në këtë zonë ku, që nga fillimi i vitit, janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 160 mijë fidanë dhe bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa.
Por kjo sasi mendohet se është vetëm një pjesë e asaj çfarë gjendet e kultivuar në terren. Për nga numri i bimëve të asgjësuara, Qarku i Shkodrës me 5 bashkitë e tij qëndron në krye të hartës së kultivmit të bimëve narkotike në Shqipëri.
Vetëm në dy javët e fundit policia asgjësoi me djegje rreth 50 mijë bimë narkotike, të shpërndara në parcela të vogla, në zona të thella malore dhe të pabanuara, ku edhe forcat e policisë vendore e kanë thuajse të pamundur të kontrollojnë territorin.
Parcelat më të shumta me bimë narkotike janë zbuluar në zonën e Dukagjinit, të Bashkisë së Shkodrës, në njësitë administrative malore të Shalës, Shoshit, Pultit dhe Temalit.
Prej thuajse 30 vitesh kjo është edhe zona ku vazhdimisht janë përqendruar operacionet policore anticannabis, por pa mundur të ndalojnë fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë zonë jeton një popullsi e pakët, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shpërnguljes së një numri të madh të familjeve drejt zonave urbane. Kjo ka favorizuar grupet kriminale që të shfrytëzojnë territorin për kultivimin e cannabisit.
Operacionet e policisë “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme grupeve kriminale që ushtrojnë kultivimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe reagimin e tyre. Të paktën 7 raste te vendosjes së lëndëve shpërthyese pranë banesave të punonjësve të policisë së Shkodrës si dhe vendosja e lëndës shpërthyese në banesën e një gjyqtari, dyshohet se janë pjesë e reagimit të individëve dhe grupeve kriminale ndaj asgjësimit të parcelave të drogës. /VOA
Nga të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e...
Një 56-vjeçar nga Tirana mbeti I plagosur mesditën e së sh...
Një stan në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga zja...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ka ndodhur...
Policia ka kryer një operacion antikanabis. Sipas të dhëna...
Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Nj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte, 9 km la...
Një sherr masiv ka ndodhur në Vlorë ku janë përfshirë ...
Në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetues...
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,...
Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e s...
Një zjarri i madh ka përfshirë fushën e mbetjeve në Vl...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar me inici...
Policia e Kukësit ka arrestuar 5 persona, pasi përkrahën a...
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamenti...
Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, d...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar me inici...
Policia ka arrestuar personin me iniciale D.H., i cili...
Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit dy per...
Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, L.M., 41 vjeç...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...