web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U ekzekutua me armë/ Kush është shënjeshtra e të shtënave, djali i tij i akuzuar për atentatin e dështuar

2 Shtator 2022, 16:01, Kronika CNA
U ekzekutua me armë/ Kush është shënjeshtra e të
Ismet Çekorja, viktima e atentatit

Ismet Çekorja është viktima e atentatit të regjistruar mesditën e sotme në Shkodër.

Shënjestra e të shtënave me armë është identifikuar si babai i Bajram Çekorjës, ky i fundit i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit.

Siç konfirmoi edhe policia, 57-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ai u qëllua me armë pranë banesës së tij në lagjen "Guerrile" të Shkodrës.

Autorët e atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e vënien e tyre në pranga./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga