web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi kalimin teksa ishte në kërkim/ Kapet 51-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

18 Qershor 2025, 11:36, Kronika CNA

Tentoi kalimin teksa ishte në kërkim/ Kapet 51-vjeçari në

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari.  

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua Policisë, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga