web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat në Shkodër/ Policia jep detaje, të plagosur dy persona

12 Mars 2024, 20:25, Kronika CNA
Të shtënat në Shkodër/ Policia jep detaje, të plagosur
Foto ilustruese

Policia ka nxjerrë detaje nga të shtënat me armë në Shkodër, ku mbeti i plagosur studenti në Akademinë e Sigurisë, me iniciale Gj. N.

Gjithashtu, blutë bëjnë me dije se plagë në trup nga plumbat ka marrë edhe kunati i tij Gj. N. Aktualisht, ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Pak minuta pas të shtënave, është gjetur duke u djegur një makinë “Renault”, e cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Blutë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur disa pika kontrolli dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga