
Ditën e sotme, SPAK-u ka njoftuar konfiskimin e pasurive të Alketa Hatijas , i njohur ndryshe si “Zot i drogës”.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.24, datë 31.10.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:
-Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
-Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
-Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
-Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
-Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
-Automjetin tip autoveturë i markës BMË, prodhim i vitit 2003;
-49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;
Alket Hatija është arrestuar në vitin 2017 për llogari të drejtësisë italiane. Ai kërkohej në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg në Milano.
Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milion euro.
Ai u prangos më 8 korrik, por Gjykata e Durrësit e cilësoi të jashtëligjshëm arrestimin e tij. Katër ditë më vonë më, më 11 korrik 2017 ai u la i lirë.
Lirimi i tij ngjalli debat, ndërsa më vonë, në vitin 2019 Apeli i Durrësit kërkoi riarrestimin, në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg.
Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohej nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.
Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 46-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 46-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer.
Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.
Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija ishte një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Policia e Kavajës ka ndëshuar zjarrvënësit e qëllimshë...
Familjarët e 42-vjeçarit Egli Proga kanë bërë një thirrje ...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mër...
Një vatër zjarri është aktivizuar në Plazhin e Gjenera...
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 29 850 ...
Sot janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai, Plaurent ...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dek...
Në një konferencë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin ...
Një bandë kriminale shqiptare kontrabandoi kokainë me ...
Një sherr i madh ka ndodhur mes dy grupeve në një lokal në...
Vihet në pranga një 64-vjeçar për zjarrvënie të qëllim...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me arm...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje...
Akuza që hodhi i afërmi i viktimës në lidhje me gjobëvënie...
I afërmi i viktimës Egli Proga ka folur për mediat duke he...
Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rën...
Lihen në burg autori Denis Meçe dhe me "detyrim paraqitje"...
Katër efektivë të policisë në Pukë janë përjashtuar me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...