web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në një lokal nate/ Arrestohen 4 të rinj shqiptar në Bolzano të Italisë

25 Maj 2025, 22:27, Kronika CNA

Sherr në një lokal nate/ Arrestohen 4 të rinj shqiptar në

Katër shqiptarë janë arrestuar dy ditë më parë në Bolzano të Italisë, pasi bazuar në informacionet e publikuara nga mediat italiane, janë nën akuzë për pjesëmarrje në një përleshje të dhunshme brenda një diskoteke, të ndodhur më 1 maj, si dhe armëmbajtje pa leje. Katër përsonat janë të rinj të moshave nga 19 deri më 21 vjeç.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale D.A., 20 vjeç, G.R., 21 vjeç, L.E., 19 vjeç dhe M.A., 20 vjeç.

Mësohet se Shefi i Policisë së Bolzanos, Paolo Sartori ka lëshuar urdhra dëbimi nga territori kombëtar për secilin prej tyre

Sartori është shprehur se masat ndaj kësaj ngjarjeje dhe ndaj katër të rinjve janë marrë për të parandaluar përsëritjen e veprave penale me pasoja shumë të rënda.

“Rezultatet e hetimeve të kryera nga Policia e Shtetit, të koordinuara me Prokurorinë, si dhe zbatimi i shpejtë i masave të urdhëruara nga Autoriteti Gjyqësor, kanë qenë vendimtare për të parandaluar përsëritjen e veprave penale me pasoja shumë të rënda, që krijojnë shqetësim shoqëror dhe cënojnë bashkëjetesën qytetare. Objektivi ynë është të garantojmë nivelin më të lartë të ligjshmërisë në Bolzano, duke i bërë qytetarët të ndjejnë afërsinë dhe angazhimin e institucioneve”,-është shprehur Sartori./CNA





Lajmet e fundit nga