web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet kanabis, armë dhe para në Selanik/ Arrestohet shqiptari dhe dy djemtë e tij

19 Tetor 2025, 13:02, Kronika CNA

Sekuestrohet kanabis, armë dhe para në Selanik/ Arrestohet shqiptari

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Selanik pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë greke, babai 62-vjeçar, së bashku me dy djemtë e tij, 33 dhe 35 vjeç, fshihnin lëndë narkotike në një fermë në komunën e Thermiut.

Bëhet me dije se në oborrin e fermës ata kishin kultivuar edhe një fidan kanabisi dy metra të lartë, i cili u shkul dhe u konfiskua nga autoritetet. Konkretisht, gjatë një kontrolli të kryer në ambientet që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan:

• sasi kanabisi të papërpunuar me peshë 60 gramë,
• sasi kanabisi të përpunuar me peshë 52 gramë,
• një pako kokainë me peshë 2.4 gramë,
• dy peshore elektronike precize,
• një pistoletë kalibri 9 mm, me një karikator dhe shtatë fishekë,
• shuma parash që arrijnë në 1.655 euro,
• shtatë telefona celularë. /CNA





Lajmet e fundit nga