LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreh të bijën 12-vjeçare/ Arrestohet 47-vjeçari në Korçë, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht

20 Qershor 2022, 14:48, Kronika CNA
Rreh të bijën 12-vjeçare/ Arrestohet 47-vjeçari në
Foto ilustruese

Shtetasi me inicialet G.XH, 47 vjeç, është arrestuar nga policia në Korçë. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht të bijën 12-vjeçare si dhe dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga