Shqiptari vret gruan në prani të fëmijëve në Itali/ 30-vjeçari vihet në pranga
Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane se ...

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që u referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.
Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, "trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.
Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga policia për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra".
Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.
Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.
“Për kokainën", thotë raporti, "ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin italian”.
“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike", thotë raporti.
"Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është 'Ndrangheta'. Organizata tjetër 'Camorra', edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.
Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.
Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.
Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.
Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën "Rrugën Ballkanike", të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane./ VOA
Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane se ...
Njoftimi i Policisë: Qarkullonte i armatosur me pisto...
Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tir...
Njoftimi i Policisë: Angazhim maksimal për garantimin...
Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka rezultuar të k...
Prej më shumë se 3 ditësh në spitalin rajonal në Dibër...
Një 58-vjeçar gjendet i pajetë në një mjet tip kamion në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku një në...
Disa banorë në Dibër janë shtruar në spital pasi kanë shfa...
Në Rinas është goditur një rast i paligjshmërisë. Shë...
Njoftimi i Policisë Si rezultat i punës së inteligjencës ...
Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass-in e Fieri...
Një person është gjetur i pajetë këtë të hënë në banes...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një...
Giovanna Nikolli ka reaguar pas komenteve negative që ka m...
Pas mesditës një aksident i trefishtë ka ndodhur në autost...
Aksident i shumëfishtë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan,...
Një shtetase është paraqitur nga familjarët në spitalin e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Vlorës, ku ka...
Aksident me vdekje në rrugën kombëtare Burrel-Klos. Një mj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...