web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosi të riun në Shkodër/ Shpallet në kërkim 49-vjeçari

23 Qershor 2025, 07:41, Kronika CNA

Plagosi të riun në Shkodër/ Shpallet në kërkim

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur në mesnatë në lagjen “Perlat Rexhepi” në Shkodër.

49-vjeçari P. F., i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri J. Ç., 26 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Njoftimi i policisë

Shkodër

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./ CNA





Lajmet e fundit nga