web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshen katër persona në një lokal/ Prangosen tre vëllezër

12 Dhjetor 2022, 11:40, Kronika CNA
Përleshen katër persona në një lokal/ Prangosen tre
Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur në një lokal në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi E.H, 26 vjeç.

Sipa informacioneve të bluve, janë arrestuar tre vëllezër, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur 26-vjeçarin.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga