Policia, aksion antidrogë në Shkodër/ Asgjësohet kanabis
Policia në Shkodër ka asgjësuar 6201 fidanë të dyshuar...

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucionin.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit M.R. dhe familjarëve të tij, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në kuadër të procedimit penal nr. 1789, datë 12.03.2021, u siguruan informacione se shtetasi M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim penal nr. 1512, datë 14.09.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostitucioni”.
Si administratorë të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tyre, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.
Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi M. R. në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.R., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij. Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambienteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilin provohet se edhe është dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;
- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;
- Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;
- Automjeti “Benz 250 D”;
- Automjet “Volksëagen”;
- Automjet “Skoda Octava”;
- Automjet “AUDI A8”;
- Automjet “Smart”; dhe
- Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R./ CNA
Policia në Shkodër ka asgjësuar 6201 fidanë të dyshuar...
Rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër, në automjetin...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën. Një manjat bri...
Gjykata Kushtetuese rrëzoni të martën kërkesën për pez...
Një masivë me gurë është shembur në “Rrugën e Arbrit...
Një megaoperacion është zhvilluar nga autoritetet gjer...
Mëngjesin e së martës është gjetur një trup i pajetë i...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së h...
Pasditen e kësaj të hëne është paraqitur një situatë p...
Policia ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale B.K., pas...
Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim...
Gjendet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas një...
Një turiste franceze e moshës ka pësuar këtë të diel n...
Një 69-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të die...
Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të d...
Policia ka goditur një rast i kontrabandimit në Shqipë...
Një aksident është regjistruar në rrugën "Nënë Tereza"...
Policia e Vlorës ka arrestuar 45-vjeçarin me iniciale A.H....
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagj...
Policia Kufitare ka shpëtuar turisten britanike e cila...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...