web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për vjedhje/ Kapet ‘xhepisti’ në Gjirokastër

25 Tetor 2022, 15:46, Kronika CNA
Në kërkim për vjedhje/ Kapet ‘xhepisti’ në
Momenti i arrestimit

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, në sajë të operacionit policor të koduar "Urgjenca".

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.B., banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë i dënuar disa herë më parë, për vjedhje.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër, i ka vjedhur shtetases M.N. (infermiere në këtë spital), portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.   

Gjithashtu, gjatë hetimeve u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i një tjetër vjedhjeje të kryer nga ky person. Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", 47-vjeçari i ka vjedhur shtetases A.K. (mjeke në këtë spital) portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj. 

Ndërkaq, materialet në ngarkim të shtetasit R.B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ B.A. – CNA.al







Lajmet e fundit nga