Aksident, përplasen dy automjete/ Plagosen tre persona
Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, nj...

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë përfshirë në operacione të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të paligjshmërive në tërësi, krimit dhe krimit të organizuar, si dhe për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që ndikojnë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Kryekomisar Gentian Berberi, është shfaqur mëngjesin e sotëm në një konferencë për media, ku i ka bërë të ditura detajet e operacionit “Storage".
I gjithë operacioni për të cilin u bë një konferencë urgjente bënte fjalë për arrestimin e dy bashkëshortëve që posedonin farmaci dhe që dyshohet se shisnin ilaçe kontrabandë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, deklaratë për media:

Jam këtu për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor të koduar “Storage”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në DVP Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si rezultat i të cilit është goditur një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore të llojeve të ndryshme.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të përmbushjes së prioriteteve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, mbështetur me inteligjencë informative, se në një farmaci, në qytetin e Sarandës, tregtoheshin medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, nga dy shtetas, të cilët mbanin dhe në banesën e tyre medikamente të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor koduar "Storage".
Operacioni nisi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve në kuadër të operacionit “Storage”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- K. A., 64 vjeç dhe A. A., 62 vjeçe, të dy banues në Sarandë.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po zhvillon hetime të thelluara për të zbardhur, dokumentuar me prova ligjore dhe për të vënë përara përgjegjësisë penale persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat e Policisë që operojnë në qarkun Vlorë, ato Vendore dhe të Kufirit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe qytetarët do të vijojnë me intensitet operacionet policore për të goditur veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe në këtë kuadër, ftojmë cilindo që disponon informacion, t’i denoncojë rastet, duke i garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./CNA.al
Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, nj...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për ate...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje në...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vide...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar pak më parë për një vizitë...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg vëllezërit...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bilisht, ku u dogj automjeti...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me bur...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bus...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për disa kontrolle të...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Belsh,...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth or...
Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla...
Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarr...
Në vijim të operacionit të koduar ‘Stojani’ në Dibër, polici...
Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, E.C, 36 vj...
Pak më parë u raportua për një plagosje në qytetin e D...
Mbrëmjen e kaluar në Bilisht i është vënë zjarri makin...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Sipas me...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...