web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me dënim për shitje narkotikësh/ Vihet në pranga një 24-vjeçar në Mat

28 Maj 2025, 10:54, Kronika CNA

Me dënim për shitje narkotikësh/ Vihet në pranga një

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J. C., 24 vjeç, banues në Burrel. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga