web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është 30-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash?

19 Nëntor 2024, 07:24, Kronika CNA

Kush është 30-vjeçari që u ekzekutua me breshëri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një atentat ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ku është ekzekutuar me breshëri plumbash një 30-vjeçar me inicialet K.P.

Sipas asaj që raportohet, 30-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit F.P.

30-vjeçari është qëlluar me plumba sapo ka dalë nga lokali.

Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa në zonën e Farkës është gjetur një automjet i djegur i cili dyshohet se u përket autorëve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa pritet të ketë dhe një njoftim zyrtar nga policia./ CNA





Lajmet e fundit nga