web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi para në këmbim të gjobës/ Rrumbullaku “fluturon” efektivin e policisë

25 Dhjetor 2022, 08:15, Kronika CNA
Kërkoi para në këmbim të gjobës/ Rrumbullaku
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka përjashtuar nga radhët e policisë efektivin me inicialet H.M. pasi në këmbim të gjobës i ka kërkuar para drejtuesit të mjetit.

Ndaj efektivit të Policisë H. M., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./ CNA.al





Lajmet e fundit nga