web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi në Stamboll/ Karamuço: Kurdët po çojnë shqiptarët në Angli, rrezik terrorizmi për vendin tonë

18 Nëntor 2022, 22:31, Kronika CNA
Sulmi në Stamboll/ Karamuço: Kurdët po çojnë
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbi sulmin në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë,sulm për të cilin Turqia e drejton gishtin nga Kurdët.

I ftuar në emisionin “Log” me Endri Xhafon, Karamuço tha se kurdët janë një rrezik, pasi sipas tij janë një nga kontribuesit më të mëdhenj në trafikimin e qenieve njerëzore, që po organizojnë emigracionin e shqiptar në Britaninë e Madhe.

“Ato çadrat në Francë i japin me qira kurdët, dhe aty në Angli janë po kurdët që i presin. Një pjesë e parave i mbajnë për t’u pasurar, një pjesë për t’u fuqizuar', u shpreh Karamuço. 

Ervin Karamuço tregoi po ashtu se autoritetet shqiptare kanë kapur njerëz të stërvitur nga inteligjenca të ndryshme, në pika kufitare si Kapshtica, Morina, Kakavija dhe dy prej tyre janë deportuar.

“Rreziku është i madh, sepse ata sjellin në vendin tonë jo vetëm kurdë por edhe njerëz të tjerë nga vende që janë në konflikt.. tani është bërë tokësore, dhe po e bëjnë këta njerëz që janë të lidhur me çështje të terrorizmit”, tha Karamuço./ CNA.al





Lajmet e fundit nga