web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I moshuari u hodh në lumin Drin/ Shpëtohet nga policia

31 Dhjetor 2024, 15:14, Kronika CNA

I moshuari u hodh në lumin Drin/ Shpëtohet nga policia

U hodh në lumin Drin për t'u vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83-vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83-vjeçarit me shenja jete nga ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./ CNA





Lajmet e fundit nga