Aksident në Qafë-Thanë/ 5 të plagosur
Mesditën e së mërkurës ka ndodhur një aksident në aksi...

Të mërkurën, Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin dhe ka lënë në fuqi masat e sigurimit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe 6 të dyshuarit e tjerë, të akuzuar nga SPAK-u për skandalin e zhvatjes së fondeve të BE-së nëpërmjet agjencisë SASPAK.
Të akuzuarit kërkuan zëvendësimin e masave të sigurisë, por togat e zeza nuk ia kanë marrë parasysh kërkesat. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj, në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.
2.Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G.H.
3.Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.J., në këtë mënyrë:
-Caktimin ndaj personit nën hetim M.J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;
-Urdhërohet personi nën hetim M.J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;
-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
4.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij./CNA
Mesditën e së mërkurës ka ndodhur një aksident në aksi...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 21-vjeçarin me inicia...
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva, por u pe...
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vëllezër, të cilët shanta...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me inicialet ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier ...
Dalin të tjera detaje nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur m...
Zjarri i aktivizuar që prej ditës së dielë në masivin pyjo...
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në qytetin...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Vres...
Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale G...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shalës, Koni...
70-vjeçari me iniciale E.D. e ka dhunuar duke e çuar d...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të die...
Arben Lamçja, një nga personat e shpallur në kërkim ng...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të die...
Një drejtues teknik është ndaluar në Tropojë, pasi aku...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona A. B., 26 vjeç,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...