web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar në Itali për marrëdhënie me dhunë/ Arrestohet për ekstradim 46-vjeçari në Tropojë

30 Tetor 2025, 13:18, Kronika CNA

I dënuar në Itali për marrëdhënie me dhunë/

Një shtetas 46-vjeçar u kap dhe u arrestua sot në fshatin Fierzë të Tropojës me qëllim ekstradimin.

Shtetasi Vladimir Rama ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në Itali me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Arrestimi i tij erdhi në finalizim të operacionit policor të koduar “Alert”.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga