web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja vret shqiptarin/ Reagon motra 34-vjeçarit: Na shkatërroi familjen

29 Nëntor 2024, 22:32, Kronika CNA
Gruaja vret shqiptarin/ Reagon motra 34-vjeçarit: Na shkatërroi
Pajtim Krasniqi

Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin Pajtim Krasniqi dhe më pas veten në Florida të SHBA-së.

Për krimin në familjen shqiptare që ka tronditur opinion publik ka reaguar motra e Pajtim Krasniqit, Albana.

Ajo fajëson ish-kunatën për tradhti ndaj vëllait të saj dhe shkatërrimin e familjes.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, shkruan Albana Krasniqi./ CNA





Lajmet e fundit nga