web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditi me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri banal/ Arrestohet 17-vjeçari në Fier

12 Janar 2025, 12:42, Kronika CNA

Goditi me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri banal/ Arrestohet

Një 17-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij pas një sherri banal.

I mituri mori plagë në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Njoftimi i Policisë:

Goditi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja "Mbrostar Ferko", Fier.

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.





Lajmet e fundit nga