web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë një endacak në Gjirokastër/ Dyshohet se humbi jetën nga i ftohti

26 Dhjetor 2024, 09:24, Kronika CNA
Gjendet i pajetë një endacak në Gjirokastër/ Dyshohet se
Foto ilustruese

Një endacak është gjetur i pajetë këtë të enjte pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.

Bëhet e ditur se personi që ka humbur jetën është 62-vjeçari me iniciale A. L.

Banorët e zonës kanë deklaruar se endacaku flinte herë pas here pranë Pallatit të Sportit.

Dyshohet se shkak i humbjes së jetës të jetë i ftohti, ndërsa nuk ka shenja dhune në trupin e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga