LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Erdhi nga Anglia dhe qëlloi në drejtim të vëllait”/ Zbardhet ngjarja në Radhimë

4 Korrik 2022, 13:54, Kronika CNA

“Erdhi nga Anglia dhe qëlloi në drejtim të

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes dy vëllezërve, B.K. dhe E.K. të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e plazhit.

Të dy janë pronarë të plazhit në Radhimë. Njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.

Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe B.K. ka shtënë në drejtim të vëllait të tij E.K.

Fillimisht u raportua se dyshohet për një të plagosur, por policia bën të ditur se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga