Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Një dasmë në Tiranë është kthyer në aventurë pasi pjesëmarrësit në ceremoni bllokuan Unazën e Madhe, duke shkaktuar kaos dhe trafik. Pas administrimit të pamjeve të kamerave janë proceduar penalisht dy nga dasmorët dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia ka sekuestruar edhe mjetet e përdorura që rezultojnë të jenë marrë me qira.
Vijojnë verifikimet dhe kontrollet, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të 4 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Dasmorët akuzohen për "Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit".
Njoftimi i Policisë:
"Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore, procedohen penalisht 2 shtetas dhe punohet për shoqërimin e personit të tretë.
Vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin penguar qarkullimin në këtë aks, kanë mundësuar identifikimin e disa prej shtetasve të implikuar në këtë paligjshmëri.
Konkretisht, u identifikuan 3 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e tij.
Më tej, vijojnë verifikimet dhe kontrollet, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të 4 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të përdorura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia e Shtetit apelon sërisht, për të gjithë qytetarët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë dhe të mos pengojnë lëvizjen normale të përdoruesve të rrugës, pasi do të përballen me ndëshkimet që parashikon Kodi Penal."/CNA
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën...
Një vajzë 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Kav...
Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndr...
Mbrëmjen e djeshme një grup personash u përfshinë në një k...
Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugo...
Zbulohen detaje nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të...
Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e P...
Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në dalje të...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vali...
Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa adminis...
Policia ka referuar në Prokurori ku ka nisur dhe procedimi...
Operacioni "The Wanted" vijon. Policia ka bërë me dije se ...
Policia e Elbasanit ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Peqinit, ku nj...
Një shtetas shqiptar 26-vjeçar u arrestua sot në Treviso t...
I vihet në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, q...
Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “By pass” ka v...
Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur me rre...
Inspektori i IMT-së në Bashkinë e Tiranës, Klajdi Zhilla, ...
Në kuadër të operacionit “The Wanted” është arrestuar në S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...