Operacion për trafikun e qenieve njerëzore, lëshohen 26 urdhër-arreste, mes tyre edhe policë
Po zhvillohet një operacion i Policisë së Shtetit në bashk...

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona dhe vijon kapja për dy të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15 të qytetit.
Në prangat e policisë ka rënë ish-drejtori i Kadastrës, L. K., 35 vjeç dhe 4 persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë.
Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas (njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër).
Si rezultat i një hetimi të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, ne drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, në këtë Prokurori, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi".
Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Durrësit, për shtetasit:
L. Xh., 58 vjeç dhe D. T., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
A. K., 33 vjeç dhe Gj. N., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
L. K., 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.
Në vijim të veprimeve procedurale janë shpallur në kërkim shtetasit:
M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.
Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar L. Xh. ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi D. T. (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit L. K., M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.
Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit:
M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./CNA
Po zhvillohet një operacion i Policisë së Shtetit në bashk...
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policis...
Ngjarje e rëndë në Korçë. Një 68-vjeçar ka rënë nga kati i...
Një person është kanosur në Kurbin, duke i vendosur nj...
SPAK-u ka dhënë pretencën për 10 të akuzuarit të përfshirë...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri q...
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivish...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë. ...
Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para nga të shtë...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar që të përdhunojë një...
Një mjet ka shpërthyer në flakë në rrugën Korçë - Ersekë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fu...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë ...
Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së L...
Strukturat e Policisë së Krujës kanë ushtruar kontrolle in...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për L...
Gjatë një operacioni antidrogë, janë arrestuar nga Operaci...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit D. H., 46 v...
Prokuroria e Gjirokastrës merr të pandehur 9 punonjës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...