Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prokuroria e Policia e Fierit me anë të një deklarate për mediat kanë dhënë informacione në lidhje me goditjen e skemave piramidale, në kuadër të të cilit ranë në pranga 6 persona.
Në njoftimin për mediat, u bë me dije se qytetarët udhëzoheshin në Telegram se si të investonin në kriptomonedha si dhe u premtohej fitim i shpejtë.
Policia bëri me dije se operacioni u shtri në 4 qytete, Tiranë, Fier, Dibër dhe Gramsh.
Më tej, policia njoftoi se gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 15 aparate celularë, 11 njësi kompjuterikë dhe shuma të konsiderueshme monetare.
Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi, për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar "XUEX", u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik".Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
50 aparate celularë,
11 njësi kompjuterike,
1 DVR, 2 hardisk,
1 automjet,
4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.
Një operacion është zhvilluar në qarkun e Fierit, në lidhj...
Policia e Durrësit ka njoftuar se një 57-vjeçare me kombës...
Policia ka dhënë informacione në lidhje me lëndën plasëse ...
Raportohet se një sasi lënde plasëse shtë gjetur në lagjen...
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme n...
Shtetasi E.Gj., 55 vjeç, është arrestuar nga policia pasi ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Rrashkullaj”, G...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesi...
Policia e Shkodrës po rindërton lëvizjet e autorit të dysh...
Prokuroria Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për g...
Arrestohen tre persona në Kuçovë, pjesë e një grupi krimin...
Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (...
Tre persona janë vënë në pranga pasi kanë siguruar dokumen...
Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në...
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e siguris...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kuk...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Shko...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...