web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti i rëndë në Lushnjë/ Gjendet pas disa orësh trupi i pajetë i 22-vjeçarit

24 Maj 2024, 09:49, Kronika CNA
Aksidenti i rëndë në Lushnjë/ Gjendet pas disa orësh
Makina e 22-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit me iniciale F. I. 

Pas shumë orësh kërkime, trupi i 22-vjeçarit u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm. 

Dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi prej 160 km/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës./CNA 

 





Lajmet e fundit nga