web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Greqi/ Po ktheheshin nga një dasmë, humbin jetën 3 shtetas shqiptarë

18 Gusht 2025, 18:35, Kronika CNA

Aksident i rëndë në Greqi/ Po ktheheshin nga një dasmë,

Një aksident i rëndë rrugor me tre viktima dhe një të plagosur ndodhi këtë të hënë në Autostradën Egnatia, midis Komotinisë dhe Xanthit në Greqi.

Mësohet se viktimat janë tre shtetas shqiptarë.

Siç raportohet nga mediat greke, ngjarja ndodhi pasi 3 shqiptarët po ktheheshin nga një dasmë.

Në rrethana të paqarta, një kamion u përplas me dy makina, duke shkaktuar në një zjarr. Tre pasagjerë nga njëra prej makinave u dogjën për vdekje, ndërsa shoferi i kamionit u dërgua në spitalin e Xanthit me lëndime të rënda.

Pasagjerët e tjerë u dërguan gjithashtu në spital nga ambulancat e EKAB, megjithatë, ata kanë lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese./CNA 





Lajmet e fundit nga