web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

52-vjeçarja humbi jetën/ Detaje, dyshohet për ngjarje kriminale, konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës

28 Korrik 2025, 11:29, Kronika CNA

52-vjeçarja humbi jetën/ Detaje, dyshohet për ngjarje

Mëngjesin e sotëm u raportua se një shtetase 52 vjeçe kishte humbur jetën për shkak të asfiksimit nga tymi pas një zjarri në banesën e saj.

Së fundi burimet bëjnë me dije detajet tronditëse ku dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjekoligjor kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Mësohet se në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë në dy objekte në afërsi të pallatit ku jetonte 52-vjeçarja.

Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë së Pogradecit për t'u marrë në pyetje.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie./ CNA

 





Lajmet e fundit nga